I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 4”, sipas mënyrës se si vishen, por edhe si lojtarë…
Si të duken banorët këtë vit me veshjet e tyre?
Më pëlqejnë shumë këtë vit. Janë shumë ndryshe nga vitet e kaluara. Kam disa të preferuar. Vajzat rrinë me tuta, vjet kanë qenë më të kujdessshme. Këtë vit janë më ‘easy going’. Krijon një karakter të dukesh bukur. Mbledh disa fansa që e pëlqejnë të bukurën.
Më pëlqen si vishet Jozi, ka një stil italian. Çunat janë me kostume këtë vit, vjet dilnin dhe me T-shirt. Disa nga vajzat e marrin më sreriozisht seç duhet. Jam shprehur qe nuk do më pëlqenin fustanet me xixa e të rëndë. Më pëlqen të duken bukur, por të mos harrojmë se janë në sallonin e shtëpisë.
Këtë vit më pëlqen më shumë përditshmëria se sa prime. Më pëlqen më shumë se ekstravaganca e tepruar. Ndonjëherë më duken të tepërt flokët ose grimi. Rozana herën e kaluar me atë fustanin si spanjolle m’u duk më shumë veshje tematike se sa prime.
Shumë nga djemtë aty qëndrojnë në shtëpi vetëm me të brendshme, si e sheh ti këtë?
Tek G-Bani është pjesë përditshmërie kjo. Tek Gjesti është më shumë strategji. Duke qenë se ka qenë dhe tek një format tjetër i tillë në Kosovë, nuk ka qëndruar ashtu atje. Këtë e bën për të irrituar disa persona, si Gerta që nuk i pëlqen kjo gjë. Gjesti është gjithmonë me një peliçe edhe kur është me të brendshme. Ndryshe nga G-Bani dhe Jozi. Ai ka hyrë me një strategji për të irrituar disa njerëz.