Gossip Showbiz

Xheneta nuk i ndahet çiftit Gjesti-Eglit! “Suksesi i jetës, me lut një mashkull…”

Një moment i tensionuar mes banorëve të “Big Brother VIP” ka bërë xhiron e rrjetit, duke ndezur komentet e ndjekësve. Egli i ka kërkuar sqarime Gjestit për sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke e pyetur hapur pse nuk e ka puthur asnjëherë para kamerave, ndryshe nga ajo që ai ka bërë me Xhenetën.

Pse me Xhenetën para kamerave dhe me mua jo?

Sipas saj, u dëgjua të thoshte Egli, ndërsa Gjesti shfaqej duke buzëqeshur, pa dhënë një përgjigje të qartë.

Kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale, ku shumë ndjekës sugjerojnë se Gjesti mund të jetë duke “luajtur” me ndjenjat e Eglit.

Por çka që e bëri edhe më të zjarrtë këtë moment ishte reagimi i Xheneta Fetahut në Instagram. Ajo publikoi videon e diskutimit dhe shtoi një koment thumbues:

Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

– duke lënë të kuptohet se Egli po përpiqet të fitojë vëmendjen e dikujt që, sipas saj, nuk është i interesuar.

Përplasja e ndjenjave dhe tensionet mes banorëve vazhdojnë të mbajnë të gozhduar përpara ekranit publikun, teksa loja në “Big Brother VIP” bëhet çdo ditë e më e paparashikueshme.