Gossip Showbiz

Xheneta reagon pas fjalëve të Gjestit? “Heshtja flet…”

Xheneta Fetahu ka ngjallur kureshtje te ndjekësit e saj me një postim në Instagram, ku shkruan:

Silence speaks louder than words” (Heshtja flet më shumë se fjalët)

Ky postim ka bërë që fansat të hedhin aludime nëse ka një mesazh të fshehur pas këtij shkrimi.

Po ashtu, ajo ka vendosur një orë, duke lënë të nënkuptuar një njoftim që sugjeron se diçka do të ndodhë ose do të zbulohet në orën 19:00.

Ky postim vjen pas një interviste që ajo dha në “Big Brother VIP Albania Fun Club”, e cila u transmetuar mbrëmjen e djeshme gjatë Prime-it të së martës, duke patur kështu një përgjigje nga Gjesti.

Kjo për deklaratat e saj, që ka hedhur dyshime mbi sinqeritetin e dashurisë së tij për të dhe se ajo mendonte që Gjesti ishte duke e pritur jashtë për të sqaruar marrëdhënien e tyre.

Diçka që Gjesti e ka hedhur poshtë duke pohuar se dashuria e tij për Xhenetën ka qenë e sinqertë por ajo ka luajtur dhe e ka përdorur atë, duke e keqtrajtuar.

Tashmë mbetet të shihet nëse Xheneta do të flasë për këtë situatë.