Aktualitet

Xhezair Zaganjorin kalon me sukses Vetting-un

Kryetari i Gjykatës së Lartë kalon me sukses Vetting-un. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi sot të rikonfirmojë në detyrë  Xhezair Zaganjorin, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e vendimit. Zaganjori është i dyti pas Edmond Islamajt po nga Gjykata e Lartë që nuk rrëzohet nga Vetting-u. Ndërkaq, KPK-ja ka shkarkuar tre gjyqtarë të lartë: Admir Thanzën, Tom Ndrecën e Artan Zenelin për mosjustifikim të pasurive.