Fituesi i Oscar-it Brad Pitt do të luajë rolin kryesor në filmin e ardhshëm aksion-aventurë të quajtur “Heart of the Beast”, në të cilin do të jetë edhe producent. Filmi do të drejtohet nga Ayer dhe do të prodhohet nga Paramount Pictures. Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë pas filmit të luftës “Fury” i vitit 2014, në të cilin Pitt luajti rolin e një rreshteri të ashpër, udhëheqësi i një ekuipazhi që ishte i bllokuar pas linjave të armikut. “Fury” ishte i suksesshëm në arkë dhe u vlerësua nga kritikët.
Skenari i “Heart of the Beast” është shkruar nga Cameron Alexander. Ky projekt ndjek një ish-ushtar të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane dhe qenin e tij të luftës, të cilët, pas një aksidenti avioni, duhet të mbijetojnë në kushtet e vështira të shkretëtirës së Alaskës. Përveç Ayer, Damien Chazelle dhe Olivia Hamilton nga Wild Chickens Productions po prodhojnë gjithashtu filmin, ndërsa Ayer është nën markën e tij Crave Films. Atij i bashkohet gjithashtu Temple Hill Entertainment dhe Richard Raymond.
Rikujtojmë se Pitt thuhet se është gati të shpërfaqë versionin e tij të historisë pas përfundimit të divorcit me Angeline Jolie. Sipas një raporti të fundit nga Life & Style, aktori ka treguar se tani që divorci është zyrtar, ai po mendon ta ndihmojë publikun të kuptojë se çfarë ka ndodhur realisht, duke ndarë pikëpamjet e tij. Një burim afër tij ka theksuar se Brad ka qëndruar për një kohë të gjatë i heshtur dhe nuk ka folur publikisht rreth marrëdhënies dhe ndarjes nga Angeline. Kjo, sipas tij, ka qenë për shkak të fëmijëve të tyre; Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox dhe Vivienne të cilët janë gjithashtu të përfshirë në këtë histori të ndërlikuar.
Ndërkaq, një grua franceze u mashtrua me 850 000 dollarë nga një individ që paraqitej si aktori i Hollivudit. Viktima, e identifikuar si 53-vjeçarja Anne, besonte se ishte në një lidhje romantike me aktorin e famshëm dhe i dërgoi atij para për shpenzimet mjekësore për një periudhë të gjatë. Mashtrimi filloi kur Anne u kontaktua në Instagram nga dikush që pretendonte se ishte nëna e ish-bashkëshortit të Angelina Jolie. Mashtruesi më vonë mori identitetin e Pitt dhe i dërgoi Anne-së poezi dashurie, deklarata dashurie dhe video dhe imazhe të krijuara nga AI për të ruajtur iluzionin e marrëdhënies së tyre.