Health & Beauty Lifestyle

Zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shpinën pa e kuptuar!

Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjet e shpinës, ekspertët paralajmërojnë se disa zakone të përditshme, në dukje të padëmshme, mund të jenë shkaktarët kryesorë të problemeve me shtyllën kurrizore.

Sipas “Bright Side”, veshjet e ngushta dhe takat e larta ndikojnë negativisht në qëndrimin e trupit, duke kufizuar lëvizjen dhe duke tendosur muskujt e pjesës së poshtme të shpinës.

Po ashtu, stresi i përditshëm shkakton tension muskulor, veçanërisht në qafë, shpatulla dhe shpinë.

Një tjetër zakon që shpesh anashkalohet është përdorimi i jastëkëve të papërshtatshëm gjatë gjumit, që mund të sjellin pozicione të gabuara të qafës dhe kurrizit, duke çuar në dhimbje dhe gjumë jo cilësor.

Përkulja gjatë larjes së enëve është gjithashtu një shkaktar i mundshëm i tendosjes në shpinë, ndërsa ngjitja e shpeshtë e shkallëve mund të përkeqësojë problemet ekzistuese në gju ose shtyllën kurrizore.

Leximi në shtrat është një tjetër zakon që mund të shkaktojë ngurtësim të shpinës dhe shpatullave për shkak të pozicionit të gabuar të trupit.

Ekspertët këshillojnë të jemi më të vetëdijshëm për qëndrimin dhe zakonet tona të përditshme, pasi parandalimi është shpesh më i efektshëm se trajtimi.