Celebrities Gossip Showbiz

Zarf i zi/ Kaloi murin rrethues të shtëpisë, Vëllai i Madh do të japë vendimin për Gjestin në Prime

Pasditen e sotme Gjesti ka thyer rregulloren dhe ka kaluar murin rrethures të shtëpisë, duke kaluar në rrethinën e dytë të shtëpisë, e cila është gjithashtu e kontrolluar 24 orë nga kamerat. Ai është rikthyer brenda në shtëpi nga Vëllai i Madh, pasi është siguruar se gëzon shëndet të plotë.

Vetëm pak më parë, Vëllai i Madh ka dërguar në shtëpi një zarf të zi për Gjestin lidhur me këtë situatë. Se cili është vendimi i marr për të do na duhet të presim deri në prime të shtunën.