Aktualitet

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Durrës

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Durrës. Drejtori i i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu konfirmoi arrestimin e dy nga 4 autorëve të dyshuar, të ekzekutimit të vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia më 27 Prill në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla. Autorët janë gjithashtu përgjegjës për një tjetër vrasje të dyfishtë po në Durrës, ngjarje e ndodhur në fillim të marsit.

“Zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit”. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj për operacionin e sotëm të policisë. “Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar”, thotë Lleshaj.