Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, vijoi në seancën e sotme gjyqësore t’i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve në proces. Ai foli përballë avokatit Qani Hasa:
Avokati: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?
Dumani: Talon e kam njohur në fund të 2009-ës, në fillim të 2010-ës. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.
Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij?
Dumani: Po, kam qenë, por edhe ka qenë te shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.
Avokati: A kishte vëllezër?
Dumani: Po kishte dy.
Avokati: A kishe informacion mbi lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?
Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamuflohej si taksixhi.
Avokati: Kur e ke njohur Erion Alibejn?
Dumani: Janar-shkurt 2020.
Avokati: Çfarë marrëdhënie krijuat?
Dumani: Shoqërore, e kam takuar gjithmonë te shtëpia e tij.
Avokati: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do të hakmerrej. Kur e vendosët se do hakmerreshit?
Dumani: Në fillim, për Erion Alibejn më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai. Kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio, më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam te një pallat ku takova Erion Alibejn./Top Channel