Bota Botë e Çuditshme

Holandë, zbulohet këpuca e rrallë prej druri gati 500-vjeçare!

Holandezët njihen në mbarë botën për këpucët e tyre prej druri, por zbulimi i rrallë i kohëve të fundit në qytetin e Alkmaar ka treguar se sa i përhapur ka qenë dikur përdorimi i tyre. Arkeologia Silke Lange ka thënë për Reuters lidhur me zbulimin:

Këpuca u gjet në një gropë në një mjedis urban. Pra, kjo është shumë e veçantë, sepse gjithmonë mendoni se fermerët përdorin këpucë druri gjatë punës së tyre. Por në fakt kjo u gjet në një kontekst urban. Ata po përdornin këtë lloj këpucësh për përdorim të përditshëm.

Këpuca prej druri u gjet në një gropë që u zbulua muajin e kaluar gjatë ndërtimit të një kontejneri nëntokësor mbeturinash në Alkmaar, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Amsterdamit. Gropa u përdor si tualet dhe për depozitimin e mbeturinave nga rreth 1450 deri në 1558, thanë arkeologët.

Këpuca prej druri, vlerësohet të jetë bërë në fund të shekullit të 15-të ose në fillim të shekullit të 16-të. Është e para e gjetur ndonjëherë në Holandë e bërë nga druri thupër, dhe një nga vetëm 44 këpucët prej druri të gjetura ndonjëherë gjatë gërmimeve në Holandë dhe Belgjikë.