Zbulimi i liqenit në Mars, ka aktivizuar spekullimet që në planetin e kuq ka jetë. Disa media e cilësojnë hap për kolonizimin ndërhapësinor. Lajmi i fundit që në Mars është gjetur një trup ujor, ka pushtuar imagjinatën e atyre që kanë ëndërruar sa herë që kanë hedhur sytë nga planeti fqinj. Nëse ky zbulim vërteton që uji është i mjaftueshëm për të jetuar, mundësia e dërgimit të njerëzve në Mars do të shkonte një hap përpara.