Botërori 2026, do të jetë botërori më i pasur në historinë e futbollit.
Pas kongresit të FIFA-s në Vankuver është vendosur që shpërblimet financiare për skuadrat pjesëmarrëse të rriten nga 727 milionë dollarë në 871 milionë dollarë. E thënë ndryshe, sa dyfishi i Botërorit të fundit në Katar.
Skuadrat pjesëmarrëse në këtë Botëror do të përfitojnë 10 milionë dollarë për kualifikimin dhe 2,5 milionë për përgatitjet e këtij kompeticioni.
Gjithashtu FIFA ka vendosur që të ndihmojë ekipet dhe delegacionet me shpërndarjen e 16 milionë dollarëve të tjerë për shpenzimet që do të kenë gjatë kësaj kohe.
Pjesa më e madhe e të ardhurave do të fitohet nga skuadrat që do të kenë ecuri pozitive në këtë Botëror.
Ato që do të shkojnë në fazën e 1/8-ave do të arkëtojnë 15 milionë dollarë, ndërsa çerekfinalet paguhen 19 milionë dollarë.
Skuadra fituese e kampionatit Botëror do të fusë në arkat e federatës së saj 50 milionë dollarë, ndërsa ekipi finalist 33 milionë.