Regjisori iranian Darius Merzoui u vra më 15 tetor së bashku me gruan e tij nga ish-kopshtari i tij për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare. “I dyshuari kryesor kishte punuar si kopshtar në vilën e Merzoui dhe ishte i zemëruar me të për arsye financiare,”-shpjegoi një zyrtar gjyqësor në provincën Alborz, afër Teheranit, duke shpjeguar se regjisori i kishte borxh kopshtarit rreth 600 euro.
Darius Merzoui, një pionier i kinemasë iraniane, u vra me thikë në moshën 83-vjeçare më 15 tetor, së bashku me gruan e tij Vahideh Monamadifar, një skenariste 54-vjeçare, në rezidencën e tyre në Karaj, pranë kryeqytetit iranian. Në total janë përfshirë katër persona në vrasje. Sipas policisë, të katërt kanë hyrë në banesën e regjisorit dhe e kanë goditur me thikë në qafë teksa ishte duke parë televizor.