Gjysmë balenë, gjysmë delfin. Një specie e tillë u zbulua nga shkencëtarët në brigjet e ishullit Hawaii. Gjitari i pagëzuar me emrin Balfin, lindi nga një nënë e llojit balena kokë-shalqi dhe me baba një delfin, që i përkasin që të dy një specieje të rrallë që jetojnë në Oqeanin Paqësor. Balfini është një hibrid i dy specieve të përfërta, edhe pse shkencëtarët thonë se kryqëzimi mes një delfini dhe një balene ndodh dhe mund të nxjerrë një tjetër gjitar që mund të riprodhohet.