Pjesa e brendshme e Porsche Panamera 2024 është zbuluar përpara debutimit të plotë. Imazhet gjithashtu tregojnë edhe pamjen e jashtme të modelit dhe specifikimet teknike. Modeli i gjeneratës së ardhshme do të debutojë më 24 nëntor, sipas raportimeve.
Në interiorin e këtij modeli të vitit 2024 mund të shohim atë që duket të jetë një kabinë ‘class’ dhe intuitive. Ajo çfarë mund të vërehet është se automjeti është i pajisur me tre ekrane. Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme. Vendimi shënon një ndryshim nga një kërkesë që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna.
Porsche nisi disa muaj më parë tërheqje të veçanta për 911 GT3 Touring dhe modele të ndryshme Macan dhe Panamera në SHBA. E para lidhet me një problem me dritën e “stop” dhe e dyta për të korrigjuar një problem me hapësirën e rripit të sigurimit. Në tërheqjen e 911 GT3 Touring, njoftimi i Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) thotë se makina sportive ka një dritë “stopi” të montuar në mes (CHMSL) që përdoret kur spoileri i pasmë është në pozicionin e tërhequr dhe një CHMSL dytësore që përdoret kur aktivizohet “spoileri” i pasëm.