Botë e Çuditshme

Zbulohet qindra vezë të fosilizuara dinosaurësh!

Alain Cabot, i cili zotëron një muze dinosaurësh të quajtur Musée Parc des Dinosaures, ka gjetur rreth 100 vezë të fosilizuara dinosaurësh në tokën e tij. Vezët janë afërsisht sa madhësia e një shalqiri të vogël dhe mendohet të jenë rreth 72 milionë vjeçare. Alain mendon se vezët mund të jenë vendosur nga dinosaurët gjigantë barngrënës që ishin të gjatë rreth 15 metra dhe peshonin midis 15 dhe 20 ton.

“Është një depozitë e jashtëzakonshme dhe do të duhen breza të tërë paleontologësh për ta studiuar atë. Ka miliona vezë në Francën jugore. Mendoj se mund të jetë depozita më e madhe në botë”, tha Alain Cabot në një intervistë me The Times.

Mediat shkruajnë se rreth një mijë vezë janë zbuluar vitet e fundit rreth rajonit Aix-en-Provence në Francë, duke bërë që paleontologët t’i japin nofkën “vezë në Provence”. Gjatë periudhës së vonë të Kretakut, kur u vendosën vezët zona ishte pjesë e një ishulli të përbërë nga Spanja, Portugalia dhe Franca jugore. Pasi dinosaurët gjenin një vend folezimi që u pëlqente, ata ktheheshin në të njëjtin vend vit pas viti për të hedhur vezë. Alain tha se vezët do të mbahen në tokë në vend që të nxirren dhe shiten, dhe do të bëhen pjesë e Muzeut të tij, ku ai thotë se ato meritojnë të shihen nga publiku.

Ndërkaq, një grup paleontologësh argjentinas kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në rajonin e pasur me fosile të Río Negro-s; një vezë dinozauri e ruajtur në gjendje pothuajse perfekte, e cila daton rreth 70 milionë vite më parë. “Është një surprizë e plotë”, tha Gonzalo Leonel Muñoz, paleontolog në Muzeun Argjentinas të Shkencave Natyrore “Bernardo Rivadavia”. “Fosilet e dinozaurëve gjenden shpesh, por vezët janë shumë më të rralla dhe kjo është në gjendje spektakolare”.