Homo-erectus i fundit u zhduk rreth 110,000 vjet më parë në ishullin Java në Indonezi, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën ‘Nature’.
Mbetjet fosile të Homo-erectus, 12 kafka dhe dy kocka këmbësh u gjetën në vitet 1930 në Ngandong, në brigjet e lumit Solo, Java, Indonezi, por mosha e tyre nuk mund të përcaktohej me saktësi, transmeton KosovaPress.
Ekzistenca e Homo-erectus vlerësohet rreth një milion e gjysmë vjet. Ai ishte paraardhësi i parë i largët i njeriut të sotëm që u largua nga Afrika 1.8 milion vjet më parë.
“Homo-erectusi nga Ngandong ka trurin dhe ballin më të madh në mesin e të gjithë Homo-erectusit të njohur, i cili është një shenjë e një ndryshimi të madh evolucionar. Për të përcaktuar se kur ndodhi ky ndryshim është thelbësore për të kuptuarit tonë mbi paraardhësit e largët”, tha Westaway.