Zbuten tensionet Turqi-Gjermani, Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan po planifikon vizitë zyrtare në Berlin. Palët po negociojnë që kjo të mundësohet në fund të muajit shtator. Nëse ndodh do të jetë vizita e parë e Erdogan-it në Gjermani, që nga 2014-ta dhe e para si President. Vizita konsiderohet tentativë për të zbutur tensionet mes dy vendeve, që filluan të rriteshin që nga përpjekja për grusht shteti në Turqi, dy vjet më parë.