Celebrities Fashion

Zendaya frymëzon valën e re të “Glamour Futurism” me paraqitjen në eventin e Bulgari!

Zendaya ka bërë edhe një herë që sytë e botës të drejtohen nga ajo, këtë herë gjatë një eventi ekskluziv të markës luksoze Bulgari në Romë, ku aktorja dhe ambasadorja e markës u shfaq me një pamje që po përshkruhet si manifesti i ri i modës “Glamour Futurism”. Me një fustan të prerë në mënyrë arkitektonike, në ngjyrë argjendi metalik dhe bizhuteri futuriste nga koleksioni më i ri i Bulgari, Zendaya nuk solli thjesht modë,  ajo solli një vizion të së ardhmes.

Stili “Glamour Futurism” që Zendaya përfaqësoi në këtë paraqitje ka filluar të bëhet një trend në ngjitje, një përzierje midis luksozes klasike dhe estetikës futuriste të viteve ’80 dhe ’90. Pamja e saj u kompletua me një make-up me nuanca të argjendta dhe një stil flokësh të lëmuar, duke krijuar një efekt “android elegance”, siç e përshkruan Vogue Italia.

Aktorja, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes me filmin “Challengers”, ka treguar se për të moda është një mjet për të treguar histori dhe identitet.

Çdo veshje është një personazh më vete dhe këtë herë doja të shprehja se ndjehem si në kontroll të universi tim.

Eventi i Bulgari nuk ishte vetëm një prezantim bizhuterish. Ishte një spektakël i menduar për të sjellë bashkë një botë klasike romake dhe një të ardhme imagjinare, ku ikona si Zendaya, Anne Hathaway dhe Priyanka Chopra u shfaqën si perëndesha moderne të modës. Të gjitha u veshën nga stilistët më në zë të momentit dhe ekspozuan bizhuteri që shpesh kalonin vlerën e disa milionë dollarëve.

Reagimet në rrjete sociale ishin të menjëhershme dhe të zjarrta. Fansat dhe stilistët ndanë foto e video të Zendaya-s, duke e cilësuar si “the face of future fashion”. Në një epokë ku shumë tendenca duken të ricikluara, ajo vazhdon të jetë një hap përpara, duke eksperimentuar, frymëzuar dhe transformuar modën në një art performativ.