Showbiz

“Euphoria” rikthehet pas 5 vitesh: Sydney Sweeney zbulon detaje për sezonin e tretë?

Kanë kaluar plot pesë vite që kur sezoni i dytë i serialit të njohur “Euphoria” u shfaq në HBO Max, duke lënë pas një ndikim të madh tek audienca dhe fansat në mbarë botën. Megjithatë, pritja duket se po i afrohet fundit, pasi përgatitjet për sezonin e tretë tashmë janë në zhvillim.

Dy prej yjeve kryesore të serialit, Sydney Sweeney dhe Zendaya, do të rikthehen në rolet e tyre të dashura. Gjatë promovimit të filmit të saj të ri në Apple TV+, “Echo Valley”, ku luan përkrah Julianne Moore, Sweeney ka zbuluar disa detaje interesante për vazhdimin e “Euphoria”.

Cassie ka një vend të veçantë në zemrën time. E dua shumë personazhin. Ajo është e çmendur, bën shumë gabime, ka shumë të meta… por gjithçka e bën me dashuri. Ndoshta është një formë e trishtuar e dashurisë. Më argëton shumë ta luaj një personazh kaq të çrregullt

-u shpreh aktorja, duke folur me entuziazëm për rikthimin e saj në serial.

Sweeney gjithashtu ndau edhe pak nga prapaskena e krijimit të sezonit të tretë, duke lavdëruar regjisorin Sam Levinson.

Ai është i mrekullueshëm për të punuar me të. Kur lexoj një skenë dhe mendoj se mund të bëhet më e çmendur, i telefonoj dhe i them: ‘Ta shtyjmë edhe më tej’. Dhe ai përgjigjet: ‘Jam dakord’. Ky sezon është i çmendur

-tha ajo me entuziazëm.

Me energjinë kreative të Levinson dhe rikthimin e aktorëve kryesorë, sezoni i tretë i “Euphoria” pritet të jetë po aq shpërthyes dhe emocional sa sezonet e mëparshme, duke premtuar zhvillime të reja dhe dramatike për fansat e etur pas këtij universi unik.