Aktualitet

Zgjaten hetimet për Tahirin, prokurorët duan më shumë kohë

Për të tretën herë, hetimet për Saimir Tahirin zgjaten me 3 muaj. Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi sot mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-Ministrit të Brendshëm. Hetimet u shtynë për shkak se pritet përgjigjia nga letërporositë që duhet të vijnë nga Mali i Zi e Italia. Dyshohet se Tahiri i ka krijuar lehtësira “Grupit të Habilajve”, për kultivimin dhe trafikimin e hashashit drejt Italisë. Prokuroria për Krimet e Rënda beson se për transport, grupi kriminal ka përdorur mjete motorrike e detare në emër të ish-Ministrit.