Aktualitet

Zgjedhja e Kreut të Kuvendit/ Ana Dajko e “Shqipëria Bëhet” kundër rregullit të PD, merr pjesë në votim. Erald Kapri bojkoton

Demokratët vendosën që në kutinë e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të hidhnin pankarta dhe jo fletë votimi.

Këtë ‘rregull’ nuk e zbatoi Mesila Doda, e cili ndonëse ishte e pranishme në Kuvend, nuk iu drejtua kutisë.

Ndërkohë, Ana Dajko, deputetja e “Shqipëria Bëhet”, mori fletën e votimit për të bërë zgjedhjen e saj. Edhe deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, mori pjesë në votim.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.

Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri.

“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.