Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve kombëtare të Pakistanit e nxjerrin në avantazh liderin e opozitës, Imran Khan. Me votat e numëruara në thuajse gjysmën e qendrave të votimit, partia e tij Tehreek-e-Insaf udhëheq, por rivalët pretendojnë se ka manipulim të votave. Zgjedhjet e një dite më parë u shoqëruan me një sulm kamikaz në qytetin Kueta, ku mbetën të vrarë mbi 30 vetë.