Aktualitet

Zgjedhjet vendore, Rama: Do e rimarrim Pogradecin!

Pogradeci menaxhohet nga demokratët, por pas 30 qershorit Edi Rama është i bindur se bashkia do të marrë një drejtim të ri. Nga Tushemishti, ku mori pjesë në prezantimin e projekteve në kuadër të programit “100 fshatrat”, kryeministri foli për një frymë të re që do i japë zhvillim zonës. Ndalesa e parë e kryeministrit në juglindje të vendit ishte në Korçë, ku vizitoi maternitetin e ri, një investim nga buxheti i shtetit me vlerë 1.5 milionë euro për infrastrukturën dhe 800 mijë euro për pajisjet.