Botë e Çuditshme

Zgjidhet enigma matematikore që konsiderohej e pamundur për 2000 vjet!

Dy nxënëse në SHBA arritën të vërtetojnë teoremën e Pitagorës bazuar në trigonometri. Calcea Johnson dhe Ne’Kiya Jackson morën pjesë në takimin dyvjeçar të Shoqatës Amerikane të Matematikës në Gjeorgji, ku ia zbuluan grupit gjetjet e tyre. Në këtë takim morën pjesë edhe studiues të matematikës nga disa universitete amerikane , si Alabama, Georgia, Luiziana State, Ohio State dhe Oklahoma dhe dy vajzat ishin të vetmet studente që morën pjesë.

Gjatë bisedës së tyre, Johnson dhe Jackson folën për gjetjen e tyre dhe shpjeguan se si zbuluan një provë të re të teoremës së Pitagorës. Kjo teoremë e veçantë është e njohur për shumicën e njerëzve dhe sipas saj shuma e katrorëve të dy brinjëve më të vogla të një trekëndëshi kënddrejtë është saktësisht e barabartë me katrorin e hipotenuzës. Ata që u përpoqën të provonin këtë teoremë bazuar në trigonometrinë dështuan sepse mendonin se çdo provë do të duhej të ishte rrethore.

Dy nxënëset shpjeguan se nuk është kështu. Ato thanë: “Në leksionin tonë ne paraqesim një provë të re të teoremës së Pitagorës bazuar në një rezultat themelor të trigonometrisë – ligjin e sinusit – dhe tregojmë se prova është e pavarur nga identiteti i trigonometrisë së Pitagorës \sin^2x +\ cos^2x = 1”. Dy vajzat kanë fituar respektin e matematicienëve më të mëdhenj për këtë përpjekje. Duke folur për mediat vendase ato kanë thënë se po jetojnë një ëndërr dhe është një përvojë e pabesueshme të prezantosh punën para njerëzve që janë shumë më me përvojë.