Lifestyle

Zgjimi në të njëjtën orë çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin tënd emocional!

A e ke vënë re ndonjëherë që ditët kur zgjohesh në një orar të caktuar ndihesh më energjike, më e qetë dhe më e përqendruar? Studime të fundit nga Universiteti i Stanfordit dhe Oxfordit kanë treguar se ritmi i qëndrueshëm cirkadian, ose ndryshe, zakoni i të zgjuarit dhe të fjeturit në të njëjtën orë, lidhet ngushtë me shëndetin emocional dhe vetëvlerësimin.

Në një studim të kryer mbi 2,800 persona të grupmoshës 18-40 vjeç, u vu re se:

Ata që kishin një rutinë të rregullt të zgjimit ishin 60% më pak të predispozuar ndaj ankthit apo luhatjeve të humorit. Ndërsa ata që ndërronin vazhdimisht orarin e gjumit, shfaqnin më shumë shenja të stresit kronik dhe lodhjes mendore.

Përveç aspektit emocional, një tjetër përfitim i zakoneve të qëndrueshme të gjumit është ndikimi që kanë në vendimmarrje dhe kreativitet. Ata që zgjohen në të njëjtën orë çdo ditë, sipas këtij studimi, marrin vendime më të qarta, kanë më pak dyshime ndaj vetes dhe performojnë më mirë në detyrat komplekse.

Por si mund ta arrish këtë?

Ekspertët rekomandojnë të fillosh me hapa të vegjël:

Vendos një orar të qëndrueshëm për gjumin, shmang pajisjet elektronike të paktën 30 minuta para fjetjes, dhe krijo një rutinë relaksuese që e lidh trurin me kohën e pushimit.

Nëse nuk je tipi që zgjohesh herët, s’ka problem, nuk ka rëndësi nëse orari yt i zgjimit është në 6:00 apo 9:00. Rëndësia qëndron te qëndrueshmëria. Trupi dhe truri e duan ritmin, dhe nëpërmjet tij, ti mund të arrish një balancë më të mirë emocionale, më shumë qartësi mendore dhe, pse jo, më shumë lumturi.