Kampionati botëror i përvitshëm i tangos, në Argjentinë, ka filluar tashmë, por në vend të qindra valltarëve që konkurrojnë në një arenë në Buenos Aires-it, pandemia ka bërë që pjesëmarrësit të konkurrojnë virtualisht.
Këshilli i qytetit të Buenos Aires-it vendosi të mos e anulojë eventin e përvitshëm edhe pse pjesa më e madhe e qytetit, përfshirë milongas-et e famshme të tij, apo pistat e vallëzimit, janë të mbyllura.
“Ne po testojmë një festival tangoje që i adaptohet situatës në të cilën po kalojmë për shkak të pandemisë. Ndryshe, por me të njëjtin pasion si vitet e mëparshme”, tha shefi i kulturës për qytetin, Enrique Avogadro.
Organizatorët po ashtu do të lejojnë edhe konkurrentë individual për të parën herë. Juria do të përzgjedhë mes videove duke hartuar një listë të shkurtër, që më pas do ti nënshtrohet vlerësimit të publikut përmes një votimi në mediat sociale.