Bota

Zimbabve, zhvillohen sot zgjedhjet Presidenciale

Në Zimbabve, qytetarët votojnë sot në zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe. Presidenti u rrëzua nga pushteti me grusht shteti, vitin e kaluar, pas thuajse katër dekadash në qeverisje. Garuesit kryesorë janë presidenti në detyrë, Emmerson Mnangagëa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, si dhe udhëheqësi i Opozitës, Nelson Chamisa. Rezultatet priten më 14 Gusht.