Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Kaliforninë, duke shkaktuar vdekjen e 2 zjarrfikëseve. Ata humbën jetën gjatë shuarjes së flakëve. Ndërkohë mijëra persona janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre. Shërbimi zjarrfikës i Kalifornisë njoftoi se zjarri i madh në pjesën veriore të shtetit ka shkatërruar 500 objekte, ndërsa rrezikohen edhe 5000 të tjera.