Rritet numri i viktimave të zjarreve në Kaliforni. Autoritetet amerikane flasin për 5 të vdekur. Krahas dy zjarrfikësve, humbën jetën dhe dy fëmijë me gjyshen e tyre. Që të tre ishin shpallur të zhdukur prej së enjtes kur flakët iu shkrumbuan shtëpinë. Zjarret që po gjunjëzojnë veriun e Kalifornisë kanë shkatërruar të paktën 500 ndërtesa, ndërsa mijëra persona u evakuan. Presidenti Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.