Zv.Ministri grek i Mbrojtjes, Mikos Toska, tha se nuk ka vetëm tregues, por edhe shenja të zjarrvënies së qëllimshme nga flakët në periferi të Athinës. Të paktën 84 vetë humbën jetën, mes tyre dhe një shqiptare, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Zjarret u përhapën me shpejtësi në fillimjavë dhe zona turistike e Matit rezulton më e goditura.