Lidhur me zjarret në Athinë që kanë shkaktuar të paktën 60 viktima, ambasada jonë në Greqi njofton se deri më tani nuk ka pasur humbje jete nga komuniteti shqiptar në kryeqytetin grek. Selia diplomatike raporton për një të lënduar, i cili është shtruar në Spitalin Evangelismos. Ndërkaq, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu solidaritet dhe bëri të ditur se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të ndihmojë Athinën. Gjithashtu, kreu i Bashkisë komunikoi me homologun Kaminis, me të cilin u ra dakord për ko’ordinimin e punës lidhur me ndihmën e premtuar nga Tirana, në zonat e prekura.