Dorëhiqet Ministri grek i Rendit pas zjarrit në Atikë. Kryeministri Alexis Tsipras deklaroi se ka pranuar dorëheqjen e Nikos Toskas. Detyrat e tij momentalisht do të mbulohen nga Ministri i Brendshëm Panos Skourletis. Toskas u gjend nën presion të madh për të dhënë dorëheqjen pas zjarreve katastrofike që vranë së paku 88 vetë.