Aktualitet

Zjarret në Greqi, konfirmohet vdekja e një shqiptari tjetër

Shkon në dy numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën nga zjarret në periferi të kryeqytetit grek. Pas Nica Lekës nga Leshnica e Sarandës, konfirmohet dhe vdekja e shtetasit Viktor Seko nga Vlora, 59-vjeç. Sipas ambasadës sonë në Greqi, ai ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar plagëve nga djegiet. Ndërkaq, në total janë të paktën 87 viktima nga zjarret.