49 të vdekur dhe 172 të plagosur. Ky është bilanci më i fundit zyrtar i viktimave dhe të lënduarve nga zjarret në Athinë. Flakët që dje përfshinë pyjet përreth kryeqytetit grek po shpërndahen me shpejtësi, të favorizuara nga erërat e forta. Dëmet materiale vlerësohen gjithashtu të konsiderueshme. Në ndihmë të Greqisë për të përballuar emergjencën kanë shkuar dhe avionë nga disa vende të Bashkimit Europian