Aktualitet

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, pakësohet numri i vatrave aktive!

Sot situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja e prekur është zgjeruar më shumë.

Në terren sot janë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, duke qenë se përhapja dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe risku është i lartë.

Rikujtojmë gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për zjarret masive që prekën vendin tonë ditët e fundit. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët ndodhen në terren prej ditësh për të shuar flakët dhe evakuuar banorët.

Kreu i qeverisë, ndërsa i quan kriminelë autorët e zjarrvënieve, thekson se ata duhet të marrin dënimin maksimal për dëmin që kanë shkaktuar.

Policia e Shtetit ditë natë në këmbë për identifikim dhe kapjen e zjarrvënësve, në një sezon me një rritje të numrit të tyre po edhe me numrin më të madh të kapur nga forcat e rendit

Gjatë muajve qershor – korrik dhe deri më 14 gusht:

137 autorë të zjarrvënieve të identifikuar
46 të arrestuar
91 të proceduar penalisht

Forcat Kombëtare të Sigurisë, “Shqiponja”, patrullat e përgjithshme dhe forcat operacionale, nën drejtimin e drejtorive vendore dhe Drejtorisë së Përgjithshme, do të vijojnë në terren dhe me ndihmën e teknologjisë do të mundësojnë dorëzimin para drejtësisë të këtyre kriminelëve që meritojnë ndëshkime maksimale”, shkruan Rama.