Celebrities Gossip Showbiz

Zoë Kravitz flet për herë të parë për ndarjen nga Channing Tatum!

Zoë Kravitz është mirënjohëse për udhëtimin personal dhe profesional që ajo dhe ish-i fejuari Channing Tatum bënë së bashku gjatë marrëdhënies së tyre. Aktorja dhe regjisorja foli për herë të parë për ndarjen e saj nga Tatum në një intervistë për numrin e marsit të ELLE ku u pyet nëse ndarja e tyre ndikoi në mënyrën se si ajo ndihet për filmin e tyre Blink Twice. “Aspak. Më pëlqen kjo gjë që bëmë së bashku”-i tha Kravitz revistës. “Edhe kur thoni se sa e shkëlqyer është performanca e tij në film, më ngroh zemrën kur e dëgjoj dhe jam shumë e lumtur që ndodhi e gjitha. Ndihem shumë mirënjohëse që e patëm atë udhëtim së bashku”-shtoi ajo.

Kravitz dhe Tatum ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në gusht të vitit 2021, kur u panë së bashku në New York City. Ata përfundimisht u fejuan në tetor 2023, por e anuluan atë një vit më vonë sepse kuptuan se ishin në faza të ndryshme të jetës. Në intervistën e saj me ELLE, Kravitz tha se Tatum ka shumë për të ofruar dhe ajo është e emocionuar që njerëzit të vazhdojnë ta dëshmojnë këtë. “Ai ka shumë për të ofruar dhe mendoj se ai është në një vend si aktor ku ndihet vërtet i sigurt dhe njerëzit po shohin anë të ndryshme të tij”-tha aktorja e Big Little Lies.