Banorët e zonës së Freskut, Qesarakës dhe ish-Fizikës Bërthamore prej sot e tutje do të marrin shërbimet e tyre në zyrat e reja të njësisë 12 që përfshin, lagjet e reja të krijuara vitet e fundit në veri-lindje të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje banorëve të shfrytëzojnë kohën e mbetur për të kryer regjistrimet e gjendjes civile pranë kësaj njësie. Veliaj u shpreh se duke u regjistruar, jo vetëm merr shërbimet më afër dhe më shpejt, por edhe zona përfiton më shumë investime në rrugë, ujësjellës, kënde lojërash, etj.