Sport

Zyrtare/ Donnaruma firmos me Manchester Cityn, “Qytetarët” do paguajnë 40 milionë euro për portierin e kombëtares italiane!

Gianluigi Donnarumma është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester Cityt.

LEXO EDHE: Cila do jetë aventura e radhës për Mourinhon pas shkarkimit tek Fenerbaçe, a do të realizohet ëndrra e portugezëve: Botërori 2026 me Don Josen në krye?

Klubi anglez dhe PSG kanë arritur marrëveshjen e minutës së fundit për 40 milionë euro. PSG, me një çmim fillestar prej 50 milionë eurosh, fillimisht hodhi poshtë një ofertë prej 30 milionë eurosh të “Qytetarëve”, por me sa duket palët arritën akordin në gjysmë të rrugës.

“Jam i emocionuar me këtë aventurë të re”, tha portieri pas vizitave mjekësore.

LEXO EDHE: Skandali me VAR-in në La Liga! Sistemi bie në ndeshjen e Barcelonës, “shpërthen” kapiteni kundërshtar: Arbitri më tha që nuk ishte penallti!

Ajo që mungonte ishte një firmë, e cila mbërriti menjëherë. Portieri i kombëtares italiane, i larguar nga Luis Enrique pas një sezoni triumfues që e çoi klubin parizien në Ligën e Kampionëve, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 12 milionë euro në vit. Drita jeshile për aventurën e Donnarumma në Premier League erdhi pasi City dhe Fenerbahçe arritën një marrëveshje për portierin brazilian Ederson, me vlerë 13 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.