Aktualitet Politikë

Zyrtare/ Më 11 shtator mblidhet Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë qeverinë e re (AXHENDA)

Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re “Rama”, 4 pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Mbledhja tashmë është zyrtare pasi është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Asambleja e socialistëve do të mblidhet në orën 09:30 te kompleksi “Xibraku”.

LEXO EDHE: Rama: Vjedhja e ujit duhet të ndëshkohet me burg, si për energjinë elektrike!

Mbledhja do të nisë me fjalën e kryesocialistit Edi Rama, i cili do t’u drejtohet të vetëve për sfidat e këtij mandati të katërt qeverisës, ku fokusi pritet të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE në fund të kësaj dekade, si dhe pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të ri.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste fitoi e vetme 83 mandate deputetësh, kundrejt kundërshtarëve Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, që së bashku fituan 50 vende në parlament.

LEXO EDHE: “Nga 4, sot janë 56 zona urbane që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm”, Balluku: Kërkohet reformim i thellë, Operatori i Ujit do të na çojë në nivel tjetër

Partia Socialiste fitoi për herë të katërt zgjedhjet, që prej vitit 2013 kur po qëndron në pushtet. Në historinë pluraliste të Shqipërisë, asnjë forcë politike nuk ka mundur të fitojë 4 mandate radhazi me shumicë qeverisëse.

AXHENDA:
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet  mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

Mendime, pyetje dhe diskutime

Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë