Zv.Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka mbërritur në Tiranë ku aktualisht po zhvillon një takim me kryeministrin Rama. Methju Palmer gjatë vizitës dy ditore ka planifikuar për nesër edhe takime me Presidentin Meta e Kreun e Opozitës së Bashkuar, Basha. Diplomacia amerikane po përpiqet për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar nga dorëzimi i mandateve të opozitës.