Leskaj tërhiqet nga politika: Koha për t’i lënë vendin të rinjve

Valentina Leskaj do t’i mungojë Kuvendit në legjislaturën e ardhshme. Leskaj deklaroi sot se pas 15 viteve deputete e Partisë Socialiste, tërhiqet duke mos rikandiduar në 18 Qershor, që siç u shpreh për t’i lënë vendin të rinjve. Nënkryetarja aktuale e Kuvendit bëri të ditur se për këtë vendim të marrë nga vetë ajo ka informuar dhe Kryeministrin e njëherazi Kryesocialistin Rama.