Në vendin tonë janë 10 raste të reja me COVID-19 nga 275 testime në 24 orët e fundit. Kjo e çon totalin në 842 të prekur, mes tyre 31 viktima. Harta e të prekurve zgjerohet me nga 3 raste në Krujë e Tiranë, si dhe me nga 2 në Shkodër e Kamëz. 38 pacientë po trajtohen në dy spitalet COVID, 7 në terapi intensive. 206 është numri i të infektuarve aktivë, 605 i të shëruarve.