24 orët e fundit u evidentuan 12 raste të reja me COVID-19 në vend, nga testimi i 255 personave. Totali i të prekurve shkon në 832. Pjesa më e madhe e 12 rasteve të reja me koronavirus janë kontakte të atyre të konfirmuar më parë e të gjetur nga hetimi epidemiologjik. Në Fier, Krujë e Kamëz shtohen nga tre të prekur, në Shkodër dy dhe në Tiranë, një. 595 persona u shëruan në vendin tonë ku vazhdojnë të jenë aktivë me COVID-19, 206 vetë. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 36 pacientë, 8 prej tyre në terapi intensive. Pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.