Film & Tv Live From Tirana

Regjisorja dhe skenaristja Kesina Lami sjell për të gjithë ju 5 filmat e saj të preferuar…

Këtë javë, në të mërkurën artistike “Live From The Cinema” ishte e ftuar regjisorja dhe skenaristja, Kesina Lami, e cila na sugjeron pesë filmat e saj të preferuar.

Mother (2017)

“Ky film mua më ka shokuar. Herë është i qetë, herë i zhurshëm, herë nuk kuptohet, herë më duket horror. Sakrifica e nënës për fëmijën është një nga gjërat që ky film e tregon më së miri. Nëna jep çdo gjë për fëmijën ndërsa babai do famën dhe egon e tij. Është një leksion për njerëzit që e kanë egon e sëmurë.”

Exam (2010)

“Më ka pëlqyer shumë nga ana regjisoriale. Janë 8 kandidatë të cilët duan të zënë një vend punë të rëndësishme me të ardhura shumë të mëdha. Ju jepet të gjithëve nga një fletë ku është komplet e bardhë dhe duhet të gjejnë kush është pyjetja e kush përgjigja.”

Old boy (2013)

“Ndër filmat e mi të preferuar. Ky film flet për karmën. Ne ndonjëherë bëjmë keq padashur, tallemi padashur dhe ky film për këtë flet. Një burrë i martuar i cili ka një vajzë 5-vjeçe kur ka qenë në Akademi është tallur me një shoqen e tij dhe këtu nis historia e karmës…”

Still Alice (2014)

“Është film i rëndë, e kam parë më shumë se tre herë dhe pas çdo herë kam kërkuar në shtëpi telefonin, lugën sepse i harroja, aq shumë më ka përfshirë si film. Nuk është e thjeshtë për një grua të humbi kujtesën në një moshë të re dhe gjendja psikologjike që ka ajo të përfshin.”

Scent of a women (1992)

“Roli më i bukur që ka bërë Al Pacino në karrierën e tij. Është shumë e vështirë të luash të verbrin kur t’i shikon shumë mirë. Pasi shikon këtë film shkon deri në pikën që mendon: ‘Po unë a shikoj?’. Aroma e gruas është ajo që ti dashuron, pëlqen. Jo parfumi, por aroma e trupit.”