Në një reagim lidhur me 4-vjetorin e luftës në Ukrainë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, thekson se “guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën”.
Gjithashtu nënvizon se Shqipëria ka treguar se ka pasur dhe do të vazhdojë të jetë një mbështetje të palëkundur për Ukrainën.
Reagim i ministres Spiropali në X:
Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij.
Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë.
Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm!