Një grup prej 58 notarësh britanikë, francezë, holandezë dhe shqiptarë kaluan sot me not distancën që ndan brigjet shqiptare me ishullin e Korfuzit. Nisja është bëre nga Pema e Thatë në Ksamil si pika më e afërt me ishullin grek. Ky aktivitet i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit tenton të sjellë në vëmendje jo vetëm aspektin turistik, por edhe atë historik. Aktiviteti kërkon që të krijojë një urë lidhëse midis këtyre brigjeve për të nxitur më shumë shkëmbime kulturore, sportive dhe turistike.