Aktualitet

6 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, 856 në total

6 raste të reja konfirmohen në 24 orët  e fundit në vendin tonë, shkon në 856 numri i të prekurve. Nga këta 31 e kanë humbur betejën me sëmundjen. 224 qytetarë u testuan në fundmi të dyshuar me Covid-19. Harta e të prekurve zgjerohet me nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë deklaroi se sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67%. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë, 4 në terapi intensive.