Lifestyle

6 zakone shëndetësore të doktorëve që mund t’i ndjekësh edhe ti sot!

Në një kohë ku këshillat për një jetë të shëndetshme janë të pafundme dhe shpesh kontradiktore, ndoshta ka ardhur momenti të ndalemi dhe të pyesim: çfarë bëjnë në përditshmëri vetë doktorët për shëndetin e tyre? Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Mjekut, një studim i publikuar në “The Times of India” përmblodhi 6 zakone të përditshme që shumica e doktorëve ndjekin për të ruajtur energjinë, shëndetin fizik dhe qartësinë mendore.

1. 10 minuta qetësi në mëngjes (pa telefon): Shumë mjekë zgjedhin të fillojnë ditën me disa minuta heshtje për të vendosur fokusin e brendshëm. Kjo redukton ndjeshëm stresin e ditës dhe ndihmon në menaxhimin e emocioneve.

2. Pirja e ujit para çdo vakti: Është një zakon i thjeshtë që ndihmon në hidratim të qëndrueshëm dhe përmirëson tretjen.

3. Aktivitet fizik i shkurtër çdo 30 minuta: Edhe gjatë turneve të gjata, mjekët rekomandojnë të çohesh, të shtrihesh ose të ecësh për 2 minuta çdo gjysmë ore për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

4. Bëjnë “detox dixhital” pas orës 20:00: Shumë prej tyre shmangin ekranet në darkë për të mos ndërprerë prodhimin e melatoninës dhe për të garantuar gjumë cilësor.

5. Shkrim reflektues çdo mbrëmje: Disa mbajnë ditar për të procesuar emocionalisht ditën dhe për të rritur vetëdijen.

6. Konsum i lartë i fibrave dhe perimeve: Jo për të qenë në trend, por sepse kjo ndihmon sistemin imunitar dhe tretës.

Ajo që i bën këto zakone të veçanta është që ato janë të thjeshta dhe të qëndrueshme. Nuk kanë nevojë për pajisje të shtrenjta, aplikacione apo dieta ekstreme. Thjesht kërkojnë vetëdije, përkushtim dhe pak kohë. Nëse mjekët vetë i ndjekin këto, ndoshta është koha t’i provojmë dhe ne.