Aktualitet

7 ditë pas inaugurimit, vidhet linja e ndriçimit të aksit Lin-Pogradec

Shtatë ditë pas inaugurimit të përfundimit të punimeve për rrugën Lin-Pogradec vidhet linja e ndriçimit. Autorët mësohet se kanë kryer vjedhjen e kabllit gjatë natës, ndërsa ende nuk ka asnjë të ndaluar. Policia njofton se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kryen vjedhjen. Më datë 1 shtator ministri i Infrastruturës Damian Gjiknuri inauguroi përfundimin e punimeve për këtë aks rrugor.